Postuar më: 31 Korrik 2017

Robert Bisha &Albanian Iso Polyphonic Choir

Kalaja mesjetare do jetë shtëpia e një koncerti magjik të kompozitorit Robert Bisha dhe projektit të tij bashkëpunues me Korin Iso-Polifonik Shqiptar. Robert Bisha është pianist dhe kompozitor i talentuar, një improvizues gjenial dhe një nga instrumentistët më mbresëlënës shqiptar. Muzika e tij është bashkëkohore, e përforcuar me ngyrime të xhazit avant-garde. Ai është një pianist eklektik, puna e të cilit gërsheton studimin e muzikës klasike si dhe studimin e folklorit të pasur shqiptar.Një shkrirje muzikore e pianos dhe isopolifonisë të jugut do të dhurojë një atmosferë magjike për mysafirët e festivalit, duke sjellë traditën shqiptare të pranuar në Listën e Pasurive Botërore të UNESCO-s si një kryevepër e trashëgimisë gojore.Koncerti i muzikantit Bisha dhe projektit të tij me grupin Iso-polifonik të jugut të Shqipërisë do të organizohet për herë të parë në Kosovë me 5 gusht në skenën tonë në Kalanë e Qytetit.Koncerti mbështetet nga CHwB me një synim të përbashkët për të festuar Kalanë e sapo rinovuar dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

5 gusht 2017, Kalaja, Prizren