Postuar më: 14 Shkurt 2017

“QKK hap thirrjen për projektet kinematografike”

Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton për hapjen e sezonit të konkurrimit të projekteve kinematografike për: filma të kategorisë Indipendent, filma artistik me metrazh të gjatë, artistik me metrazh të shkurtër, dokumentar dhe të animuar, si dhe filma artistikë të metrazhit të gjatë, të kategorisë Minority Coproduction. Shtëpitë kinematografike, të cilat do të paraqesin projekte në konkurim, duhet të jenë të regjistruara në QKK për vitin kalendarik 2017.

Afati i fundit: 31 mars 2017

Aplikimi i projekteve do të bëhet online në faqen: www.filmcoproduction.com.