Postuar më: 05 Shtator 2016

Pogradeci Art Colony 2016

Pogradeci Art Colony 2016 do të realizohet 12 – 19 shtator në rajonin e Pogradecit. Do të marrin pjesë 25 artistë nga vende si: Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Serbi, Greqi, Bullgari, Turqi, Iran, Arabia Saudite, Ukraina dhe Qipro. Këtë vit është edicioni i shtatë i këtij aktiviteti duke u kthyer në një traditë dhe një nga aktivitetet më domethënëse të llojit të vetë.

 

Synomi është ta bëjnë Pogradeci Art Colony një hapësirë ku promovohet ballafaqimi profesional dhe shkëmbimi i eksperiencave të artistëve që vijnë nga shkolla dhe edukime të ndryshme të Europës.

 

Shoqata ANTIK, që është organizatore e këtij projekti ka iniciuar dhe krijimin e një rrjeti ndërkombëtar të kolonive të artit (apo aktivitete të ngjashme) Network Art Camp. Janë OJF që operojnë në fushën e artit dhe kulturës dhe që në filozofinë e tyre të funksionimit e shohin artin si një gjuhë dialogu ndërmjet kombësive, si një portë që çon drejt integrimit dhe komunikimit me Europën, më parë dhe më lehtësisht se çdo veprimtari tjetër njerëzore.

Artistëve pjesëmarrës do t’u rekomandohet që në një nga krijimet e tyre të pasqyrojnë resurset turistike, apo historike të rajonit. Të dielën, në datë 18 shtator në Pogradec do të jetë ekspozita me punët e realizuara nga artistët gjatë qëndrimit 1-javor.

12 – 19 shtator në rajonin e Pogradecit