Postuar më: 21 Mars 2017

Përgatitje e nominimit të zgjerimit të pasurisë së Trashëgimisë Botërore: Trashëgimia natyrore dhe kulturore e rajonit të Ohrit

Dokumentet e bashkangjitur

Ministria e Kulturës është njëri nga partnerët në zbatimin e projektit “Drejt një qeverisjeje të përbashkët të trashëgimisë natyrore dhe kulturore ndërkufitare të rajonit të Liqenit të Ohrit”.

 

Projekti koordinohet nga Qendra e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, në bashkëpunim me Zyrën e UNESCO-s në Venecia / Zyra Antena në Sarajevë  dhe i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të asistencës për vendet në proces anëtarësimi  në fushën e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike.

Koordinator projekti: UNESCO, Qendra për Trashëgiminë Botërore (QTB)

Financues i projektit: Programi IPA - Bashkimi Europian

Partnerët kryesorë të projektit:                  Ministria e Mjedisit, Shqipëri (Partneri Drejtues)

                                                                Ministria e Kulturës, Shqipëri

 Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Maqedoni

Ministria e Kulturës, Maqedoni

IUCN (Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës)

ICOMOS (Këshilli Ndërkombëtar për Monumentet dhe Sitet)

ICCROM (Qendra Ndërkombëtare për Studimin e Ruajtjes dhe Restaurimit të Pasurisë Kulturore).

Projekti synon të forcojë bashkëpunimin ndërkufitar në lidhje me trashëgiminë kulturore dhe natyrore të rajonit, të ndihmojë në njohjen e rajonit ndërkufitar duke vlerësuar asetet dhe mundësitë për zhvillim të qëndrueshëm dhe të përmirësojë kapacitetet për menaxhimin efektiv të trashëgimisë natyrore dhe kulturore.

 

IUCN dhe ICOMOS, në bashkëpunim me ekspertët shqiptarë kanë kryer një vlerësim bazik në fazën fillestare të procesit të planifikimit të menaxhimit me qëllim dokumentimin e njohurive aktuale mbi trashëgimisë natyrore dhe kulturore në pjesën shqiptare të Rajonit të Liqenit të Ohrit, si dhe statusin e tij të ruajtjes dhe tendencat e Raporti është i vlefshëm në: http://whc.unesco.org/en/news/1439/. Organet këshillimore kanë përgatitur edhe një dokument strategjik duke identifikuar mundësitë për zhvillim të qendrueshëm në rajonin ndërkufitar të Liqenit të Ohrit. Dokumenti është i vlefshëm: http://whc.unesco.org/en/news/).

Gjithashtu në kuadër të këtij projekti është hartuar edhe drafti i Suplementit të Planit të Menaxhimit të Peizazhit të Mbrojtur Tokësor/Ujor Pogradec, i cili mbulon pjesën më të madhe të pellgut ujëmbledhës të liqenit të Ohrit në Shqipëri.

 

Në kuadër të projektit “Drejt një qeverisjeje të përbashkët të trashëgimisë natyrore dhe kulturore ndërkufitare të rajonit të Liqenit të Ohrit” duhet të fillojë edhe procesi i përgatitjes (shkrimit) të dosjes së kandidimit të pjesës shqiptare të rajonit të Liqenit të Ohrit në listën e pasurisë botërore të UNESCO-s si zgjerim i sitit “Trashëgimia natyrore dhe kulturore e rajonit të Ohrit”.

Për këtë qëllim Ministria e Kulturës kërkon të kontraktojë një konsulent për të përgatitur dhe për të shkruar dokumentin e nominimit për një modifikim të konsiderueshëm të kufijve të pasurisë së Trashëgimisë Botërore " Trashëgimia Natyrore dhe Kulturore të Rajonit Ohrit" në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë për të përfshirë pjesën shqiptare të këtij rajoni.

 

Dokumenti i nominimit është dokumenti kryesor mbi të cilën Komiteti i Trashëgimisë Botërore vlerëson regjistrimin e siteve në Listën e Trashëgimisë Botërore. Dokumenti i Kandidimit për zgjerimin e propozuar duhet të përgatitet në përputhje me Udhëzuesin Operacional për zbatimin e Konventës së Trashëgimisë Botërore të vitit 1972, formati i përcaktuar në Shtojcën 5 (i vlefshëm në: http://whc.unesco.org/ dokumenti / 137.843).

 

Për më tepër informacion

Bashkëlidhur Termat e Referencës