Postuar më: 12 Dhjetor 2017

Një Histori e Fëmijëve dhe Filmit

Arkivi Filmit - AQSHF ju mirëpret në Kinema  Millenium për premierën Shqiptare të filmit esse "Një Histori e Fëmijëve dhe Filmit" të Mark Cousins. ​A STORY OF CHILDREN AND FILM - plotësisht i dedikuar fëmijëve në kinematografinë botërore. Ky portret poetik për aventurat e fëmijërisë - surealizmin, vetminë, zbavitjen dhe gjallërinë - siç shihet në 53 filma të mrekullueshëm nga 25 shtete - mes tyre dhe Shqipëria, pati premierën në Festivalin e Cannes: Cannes Classics, në 2013. Falenderime të veçanta për Kinema Millenium & Ska-Ndal që sëbashku me AQSHF, sollën për publikun artdashës një film që nxjerr në pah më të mirën në qënien njerëzore. Merrni fëmijët ose fëmijën brenda jush:) & mos e humbni këtë vështrim unik mbi botën njerëzore & vetë kinemanë. 

12 dhjetor, ora 17:30, Kinema Millenium, Tiranë