Postuar më: 05 Shtator 2016

Nis në Tiranë Festivali Ndërkombëtar i Kitarës

Fondacioni  “Guitar Foundation of Albania” dhe Universiteti i Arteve i Tiranës ju mirëpret në edicionin e katërt të festivalit ndërkombëtar të kitarës së Tiranës. Profesorë të mirënjohur nga universitete prestigjioze botërore si Vjena, Zyrihu, Athina apo Bangkoku do të interpretojnë në katër mbrëmje të paharrueshme koncertore . Masterklaset, ekspozitat, seminaret dhe Konkursi i katërt ndërkombëtar i kitaristëve të rinj janë aktivitetet në nivelin më të lartë ndërkombëtar të garantuara nga festivali. Një numër i madh i profesorëve, studentëve dhe vizitorëve nga Austria, Shqipëria, Greqia, Italia, U.S.A. Suedia, Zvicra, Gjermania, Belgjika, Maqedonia, Tajlanda, Mali i Zi, Kosova, Lihtenshtajni, etj. e shndërrojnë këtë festival në një nga evenimentet më të mëdha të shkëmbimit kulturor midis vendeve dhe kulturave në rajon. Në ditët e sotme Festivali ndërkombëtar i kitarës së Tiranës gëzon një reputacion të mirë në skenën kitaristike mbarëbotërore në sajë të kontributit të tij të çmuar në zhvillimin e skenës kitaristike ndërkombëtare, pedagogjisë kitaristike si dhe duke mbështetur gjeneratën e re të kitaristëve nga e gjithë bota. Ky festival mb Ky festival mbështetet nga Ministria e Kulturës.

14 – 17 shtator 2016 , salla e madhe në Universitetin e Arteve të Tiranës