Postuar më: 30 Qershor 2017

Nis në Shkodër festivali i filmit “Ekrani I Artit”

Dokumentet e bashkangjitur

Art House ka kënaqësinë të prezantojë festivalin e filmit Ekrani i Artit, një përzgjedhje nga Lo Schermo dell’Arte Film Festival. Lo Schermo dell`Arte është një festival ndërkombëtar i filmit i cili organizohet që nga 2008 në qytetin e Firences në bashkëpunim me institucione kulturore, qendra për artin, akademi e universitete italiane e ndërkombëtare. I lindur si një projekt që kërkon të promovojë lidhjet mes artit bashkëkohor dhe kinemasë, në të prezantohen çdo vit filma, dokumentarë mbi artin bashkëkohor të shoqëruar me instalacione video, takime me artistë e kuratorë, rezidenca për artistë ndërkombëtare, produksione dhe shpërndarje të filmave. Në kuadër të bashkëpunimit me Art House, i mbështetur nga Instituti Italian i Kulturës Tiranë, Ministria e Kulturës e Code Partners, formati i Lo Schemo dell’Arte vjen për herë të parë në Shqipëri, në qytetin e Shkodrës, me një përzgjedhje filmash, dokumentarësh, videosh që janë shfaqur ndër vite në këtë festival. Të ftuarit e veçantë për prezantimin e festivalit janë Silvia Lucchesi, drejtoreshë e Lo Schermo dell’Arte, e Leonardo Bigazzi, kurator i projektit VISIO.

7-9 korrik 2017; Art House-Kinema Millennium, Shkodër