Postuar më: 22 Maj 2017

Nis Festivali “Flauti Magjik”, edicioni i pestë

Festivali “Flauti Magjik”, laboratori muzikor i vlerave dhe ngjarjeve novatore, në edicionin e tij të pestë. Festivali “Flauti Magjik”  organizohet  në edicionin e tij të pestë. Pas suksesit të plotë që ka shënuar në edicionet e kaluara. Fatos Qerimaj, drejtor i festivalit “Flauti Magjik” dhe kryetari i A.S.C & Music Improvisation, thotë se, “hapja e festivalit do t’i kushtohet veprës së mirënjohur të Mozartit  “Flauti Magjik”.

Është një histori e mrekullueshme e fëmijëve për këmbanat dhe flautin magjik. Një princeshë në rrezik dhe një princ që dëshiron ta shpëtojë atë. Komploti është i komplikuar, por aktori  Dritan Boriçi dhe muzika e Mozart-it do të lehtësojnë kuptimin e saj. Paraqitja e kësaj vepre në formë teatrore dhe muzikore,  është pjesë e strategjisë që A.S.C & Music Improvisation ndërmer për zgjerimin dhe edukimin e audiencës.

23 maj, ora 19:30, Akademia e Arteve