Postuar më: 12 Qershor 2018

Nis faza e dytë për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Kulturën 2019 - 2025

Ministria e Kulturës po punon  për hartimin e dokumentit të 'Strategjisë Kombëtare për Kulturën 2019 - 2025', proces ky që ka kaluar në disa faza konsultimi me ekspertë shqiptarë dhe të huaj.

Në fazën e dytë  do të konsultohen grupet e interesit në sektorët e trashëgimisë kulturore, artit, librit, integrimit evropian, të drejtës së autorit si dhe të industrisë kreative si sektor me potencial të madh zhvillimi.

Ministria e Kulturës do të organizojë disa  prezantime të punës së sektorëve përkatëse të MK-së, ku do të bashkëbisedohet me grupet e interesit për të vjelë ide, sugjerime me qëllim të gjithëpërfshirjes në këtë dokument strategjik kombëtar për Kulturën.

Ministria e Kulturës Ju fton  të merrni pjesë në takimet e grupeve të interesit të cilat do të mbahen në ambientet e Muzeut  Historik Kombëtar, Bibliotekës Kombëtare dhe në Destil  sipas orarit të prezantuar më poshtë.

 

 14 qershor – Trashëgimia Kulturore Jomateriale / Muzeu Historik Kombëtar / prezanton Arian Avrazi

19 qershor – Të drejtat e Autorit / Muzeu Historik Kombëtar / prezanton Ledina Beqiraj

20 qershor – Skena e Pavarur Kulturore / Biblioteka Kombëtare / prezanton Andi Tepelena

21 qershor – Industria Kreative / DESTIL / prezantojnë Elvis Hoxhaj dhe Rubin Beqo

26 qershor – Arti dhe Kultura / Biblioteka Kombëtare / prezanton Herida Duro

27 qershor – Integrimi Evropian / Muzeu Historik Kombëtar / prezanton Arlinda Kondi

28 qershor – Trashëgimia Kulturore Materiale / Muzeu Historik Kombëtar / prezanton Kozeta Angjeliu

Orari: Nga ora  11:00 AM deri në 13:00 AM 

Gjithashtu, për hartimin e Strategjisë së Kulturës kërkojmë pjesëmarrjen dhe mendimin e secilit prej jush nëpërmjet plotësimit të pyetësorit që e gjeni në linkun më poshtë:

Link: pyetësor