Postuar më: 25 Nëntor 2017

Nata e Bardhë - Ku të shkoj?

Dokumentet e bashkangjitur

29 Nëntori një natë e gjatë, ku qyteti dhe institucionet e artit do të gjallojnë me aktivitetet e artit, shfaqjet, instalacionet, filmat duke e kthyer “Natën e Bardhë” shqiptare një event kulturor që e afron Tiranën me shumë qytete evropiane.

“Nata e Bardhë", koncept i një përpjekjeje për të sjellë artin pranë njerëzve në hapësirat publike, me një qëllim për të krijur art të kuptueshëm për audiencë të madhe, duke frymëzur dialogun dhe angazhimin e publikut për të kuptur rëndësinë e saj dhe duke ndjerë ndikimin në hapësirën publike. Një ngjarje e lirë që inkurajon festimin dhe angazhimin e komunitetit.

Për një natë, hapësirat e qytetit do të shndërrohen në ekspozita të përkohshme Arti .

●QENDRA KOMBËTARE E KULTURËS PËR FËMIJË DHE TEATRI KUKULLAVE
*Ora 18:00
Ekspozita e pikturës me punimet e fëmijëve kushtuar Ditës së Pavarësisë në Hollin e Teatrit të Kukullave.

*Ora 10:00 e në vazhdim
Koncert Festiv : Programacion i zgjedhur me krijimtari të reja nga kurset e fëmijëve të qendrës duke ju përshtatur tematikës së kësaj dite.

* Katër shfaqje teatrore për femijë:

~Kësulkuqja.

~Qeni që nuk dinte të lehte

~Kush është fajtori

~Princesha Teutë

* Në vazhdim do shfaqen filma për fëmijë të huaj dhe Shqipëtar:
~Mimoza Llastica
~ Një gjeneral kapet rob

●TEATRI KOMBËTAR

*Ora 19:00 “Mashtrimi” 

*Ora 23:00 One Man Show. “Plako t`majt e jotja” nga Gent Hazizi

●CIRKU KOMBËTAR

* Ora 10:00
Program me numra të përzjedhur.

●GALERIA KOMBËTARE E ARTEVE 

* Ora 18:00 e në vijim:

~ Ekspozita e artistit bashkëkohor nga Kosova Zeni Ballazhi.
~Ekspozita e artistes gjermane Rosamarie Trocker.
~ Linja Muzeale të GKA.
~Ekspozita e artistit britanik Grayson Perry

●ARKIVI QENDROR SHTETËROR I FILMIT. Gjatë gjithë mbrëmjes AQSHF do të jetë e hapur për vizitorët. Pritje e vizitorëve, foto në ambjentet e AQSHF-së, vizitë në ambjentet e punës, biseda me stafin.

* Ora 18:00 
“Lule të kuqe lule të zeza” Mevlan Shanaj 2003, 95’ projeksion në 35mm me titra anglisht.

*Ora 19:35
Bisedë me të ftuarit Natasha Lako, skenariste dhe Mevlan Shanaj, regjisor i filmit

*Ora 20:00
Çatia / Il Tetto, Vittoria De Sica, Itali 1955, 100’, projeksion në 35mm me titra shqip


●MUZEU HISTORIK KOMBËTAR
Ekspozitë me rastin e 105-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë!

Nën organizimin e Muzeut Historik Kombëtar në bashkëpunim me Qendrën Mbarëkombëtare të Koleksionistëve të Shqipërisë në këtë ekspozitë do të gjeni:

Penën, me të cilën është nënshkruar Akti i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë; aparatin telegrafik mors, me të cilin Qeveria e Përkohëshme e Vlorës ka marrë e ka dhënë telegrame gjatë periudhës 1912-1914; objekte personale të protagonistëve të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë; dhe më e rëndësishmja 30 flamuj të periudhës së Pavarësisë, foto origjinale të Ismail Qemalit dhe foto të firmëtarëve.