Postuar më: 30 Maj 2016

Marrëveshje kulturore me Francën

Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro po zhvillon një vizitë pune  në Paris, ku priten takime me homologen franceze dhe personalitete të artit e kulturës franceze. Ministrja Kumbaro është  e ftuar nga Presideni François Hollande në ceremoninë e dhënies së çmimit 'Legjioni i Nderit’, shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare. Vizita, parashikon  nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit kulturor mes Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës e Komunikimit të Francës, e cila do të firmoset më 30 maj 2016, respektivisht nga ministret Mirela Kumbaro dhe  Audrey Azoulay, me qëllimin për një bashkëpunim kulturor në fushën e artit dhe trashëgimisë. Shqipëria nuk  ka patur një marrëveshje kulturore me Francën, që nga viti 1988. Ministrja e Kultures, znj. Mirela Kumbaro  eshte e ftuar në emisionin '64 në TV5Monde,  aktualiteti ndërkombëtar , deshifruar nga bota frankofone.