Postuar më: 10 Prill 2017

“Liqeni i Mjellmave”, një histori amerikane në Tiranë

Kjo shfaqje po punohet me koreografi nga : Enada Hoxha dhe Gerd Vaso, të cilët, përpos koreografisë, do të interpretojnë edhe në rolet kryesore në këtë balet.

 Shfaqja “Liqeni i Mjellmave”, do të  ndryshojë nga origjinali, në një libret të përshtatur nga Enada Hoxha, ku ngjarjet janë zhvendosur në Amerikën e viteve ‘40-’50. 

Kjo shfaqje do të jetë premierë absolute e baletit për këtë sezon, ku do të marrë pjesë e gjithë trupa e baletit.

Me rolet e tyre në këtë shfaqje do të interpretojnë balerinët: Ervis Nallbani, Gerd Vaso, Kris Dalipi, Ledia Sulaj, Enada Hoxha, Adela Muçollari, Dion Gjinika, Enred Miolli e Alisa Gjoni.

 

Shfaqja ka dirigjent Ricardo Casero e Edmond Doko, me mjeshtër të koncertit Enina Llozi, kostumograf Ardi Asllani e me skenografi të Bashkim Zahaj. Kjo shfaqje do të jepet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, kurse biletat tashmë janë në shitje.

 

14, 15, 16 2017, ora 19;00, Pallati i Kongreseve

Biletat shiten në sportelin e Pallatit të Kongreseve çdo ditënga ora 10:00-20:00

 On-line në www.myticket.al