Postuar më: 15 Janar 2016

Kultura 2013-2015: Fakte dhe shifra

Me plotësimin e vitit te dytë të një programi kulturor të ripërtërirë, Ministria e Kulturës ka kënaqësinë të ndajë me ju këtë përmbledhje dy-vjetore fakte e shifrash, që cek aspektet kryesore  jo vetëm të punës sonë si Ministri, por edhe të institucioneve të trashëgimisë e artit; pa përkushtimin e të cilave, këto rezultate nuk do të ishin të mundura. Dokumenti i mundëson publikut të gjerë, sikundër dhe bashkëpunëtorëve, të shohin një tablo tre qind e gjashtëdhjetë gradëshe të përpjekjeve tona dy-vjeçare në purputhje me strategjinë, vizionin e premtimet e bëra.

Për të mos ju marrë shumë kohë, dokumenti është konceptuar në formën e nje albumi vizual, ku me një vështrim të shpejtë mund të mësoni shumëçka mbi punën e përbashkët në fushën e trashëgimisë kulturore; politikat për promovimit të librit; projektet në fushën e artit dhe edukimit kulturor; avancimet në fushën ligjore; arritjet e institucioneve të kulturës, së bashku aktivitetet më të spikatura; bashkëpunimet e ngritura me partnerë e donatorë; informacione statistikore; e në mbyllje, planet e mëdha për vitet në vijim.

Së fundi, na lejoni t’ju falenderojmë për mbështetjen e besimin, duke u zotuar për ta merituar atë edhe më tej.

Lexim të mbarë!