Postuar më: 21 Shkurt 2017

Këshilli i Ministrave të Kulturës të Evropës Juglindore: Nxitja e Kulturës për Zhvillim të Qendrueshëm

Council of Ministers of Culture of South East Europe

Enhancing Culture for Sustainable Development

 

Këshilli i Ministrave të Kulturës të Evropës Juglindore: Nxitja e Kulturës për Zhvillim të Qendrueshëm

Në kuadër të Presidencës së Shqipërisë të Këshillit të Ministrave të Kulturës të Europës Juglindore CoMoCoSEE (Council of Ministers of Culture of South East Europe), Ministria e Kulturës do të organizojë Konferencën e tretë Ministeriale “Nxitja e Kulturës për Zhvillim të Qendrueshëm”. Konferenca do të zhvillohet në datat 21-22 shkurt 2017 në The Plaza Tirana.

 

Ky takim do të mbledhë ministra dhe titullarë të lartë të vendeve anëtare të CoMoCoSEE (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Moldavia, Mali i Zi, Romania, Serbia, Sllovenia, Turqia, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë). UNESCO Komisioni Evropian dhe Këshilli i Europës marrin  pjesë në cilësinë e Vëzhguesit. BSEC është i ftuari special i këtij takimi të lartë. Konferenca do të përshëndetet nga Sh.T. z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

 

Në linjë me Strategjinë Rajonale të Ohrit për Bashkëpunim Kulturor, të miratuar më 28 qershor 2014 dhe në vijim Deklarata e Stambollit të miratuar më 25 shkurt 2016, qëllimi i kësaj konference është që të përforcojë koordinimin në të gjitha nivelet ndërmjet politikave kulturore dhe të tjera sektoriale me qëllim arritjen e objektivave te “2030 Sustainable Development Agenda”, duke vënë venë theksin në rëndësinë e trashëgimisë kulturore si nxitës për zhvillim të qëndrueshëm.

Programi dhe dokumentet e punës së këtij takimi të nivelit të lartë janë rezultat  i takimit përgatitor të Komitetit të Zyrtarëve të CoMoCoSEE që mbajt më 21 dhjetor 2016 në Ministrinë e Kulturës në Tiranë.

Një fokus i veçantë për diskutim në Konferencë do të jetë deklarata e përbashkët që do të miratohet nga Ministrat e CoMoCoSEE më 22 shkurt 2017.

Konferenca do të ofrojë një platformë të hapur për të gjitha vendet anëtare dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë dhe palët e interesuara në zhvillimin e një qasje të koordinuar për luftën kundër trafikimit të paligjshëm të pasurisë kulturore; të inkurajojë shkëmbimin e njohurive dhe praktikave më të mira të aplikuar në sektorin e kulturës.

Historik

Më datat 27-28 qershor 2014, në Ohër të Maqedonisë, është mbajtur takimi Këshillit të Ministrave të Kulturës të Evropës Juglindore (CoMoCoSEE) në të cilin u lançua platforma "Këshilli i Ministrave të Kulturës të Evropës Juglindore – Nxitja e Kulturës për Zhvillim të Qëndrueshëm ", si platforma kryesore e unifikuar  e bashkëpunimin në nivel ministror për kulturën dhe zhvillimin në Evropën Jug-Lindore.

Kjo platformë e unifikuar erdhi në vijim të vendimit të marrë në vitin 2013 për të bashkuar të dy platformat e mëparshme të bashkëpunimit, (Konferenca Ministeriale e UNESCO dhe e CoMoCoSEE, kjo e fundit e krijuar në 2005) që kishin operuar paralelisht gjatë një dekade.

Në datat 24-25 shkurt 2016 në Stamboll të Turqisë u mbajt takimi i dytë i CoMoCoSEE. Qëllimi kryesor i këtij takimi të dytë ishte zgjerimi i mëtejshëm i bashkëpunimit rajonal në fushën e kulturës dhe zhvillimit, me një fokus të veçantë në mbështetjen e zbatimit të "Strategjisë Rajonale të Ohrit për Bashkëpunim Kulturor në Evropën Juglindore ".

Në këtë Konferencë u diskutua ndër të tjera dhe u adaptuaDeklarata e Përbashkët e Ministrave të Kulturës të Evropës Jug-Lindore mbi "Mbrojtjen dhe Menaxhimin e Qëndrueshëm të Trashëgimisë Kulturore". Në këtë deklaratë vihet theksi në rëndësinë e Kulturës si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.

Konferenca miratoi edhe një plan të përbashkët në linjë me “Strategjinë e Ohrit”, ku parashkohet punë e detajuar në menaxhimin e kulturës dhe trashëgimisë kulturore duke:

  • përdorur indikatorët e fushës si instrument për politika zhvillimi;
  • nxitur partneritetet me botën e biznesit, të niveleve të ndryshme të pushteteve dhe shoqërinë civile;
  • i dhënë rëndësinë e merituar trashëgimisë jomateriale si element i rëndësishëm identitar, por edhe si instrument i fuqishëm i diversitetit kulturor;

Në përfundim të këtij forumi ministerial, Shqipëria mori presidencën e rradhës të Këshillit, me temat prioritare:

  • “Trashëgimia kulturore si drejtues për zhvillimin e qendruehëm” dhe
  • “Lufta kundër trafikimit të paligjshëm të pasurive kulturore në Evropën Juglindore”

Në kuadër të presedencës së Shqipërisë të Këshillit të Ministrave të Kulturës të Europës Juglindore (CoMoCoSEE), Ministria e Kulturës në bashkëpunim me UNESCO organizoi në 21 dhjetor 2016 “Takimin e Komitetit të Zyrtarëve të CoMoCoSEE” që u zhvillua në Ministrinë e Kulturës.

Në këtë Takim morrën pjesë përfaqësues të Ministrive të Kulturës të vendeve anëtare të CoMoCoSEE, përfaqësues të UNESCO, të Komisionit Kombëtar Shqiptar për UNESCO-n dhe drejtues të institucioneve kryesore përgjegjëse për trashëgiminë kulturore në varësi të Ministrisë së Kulturës.

Takimi u zhvillua në 4 sesione kryesore. Në dy sesionet e parë pjesëmarrësit diskutuan në dy tema krysore:

  • “Trashëgimia kulturore si drejtues për zhvillimin e qendruehëm” dhe
  • “Lufta kundër trafikimit të paligjshëm të pasurive kulturore në Evropën Juglindore”

Pjesëmarrësit ndanë përvoja, praktika kombëtare si dhe priorite dhe nevojat kryesore të vendeve anatare të CoMoCoSEE për bashkëpunimin rajonal.

Fokusi i dy sesioneve të tjera u përqendrua në

  • Përgatitja e Konferencës Ministeriale të CoMoCoSEE që do të mbahet na datat 21-22 Shkurt 2017 dhe
  • Përmirësimi i koordinimit dhe komunikimit në kuadër të CoMoCoSEE