Postuar më: 25 Shtator 2017

In Memoriam-At Zef Pllumi; Një javë me aktivitete në 10-vjetorin e vdekjes

Në vijim të aktiviteteve të bashkërenduara mes Bibliotekës Kombëtare dhe Provincës Françeskane Shqiptare në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të

ÁT ZEF PLLUMIT (2007-2017)

do të mbahen disa veprimtarive të javës në vijim:

25 shtator 2017

Biblioteka Kombëtare– Tiranë. [11:00, American Corner]

1. Ekspozita kushtuar memuaristikës shqipe, In memoriam Át Zef Pllumi, si një rrugëtim i vetëdijes së dëshmimit historik e personal në kulturën shqiptare, që

kulmon me veprën e tij “Rrno vetëm për me tregue”. Ekspozita është gjithashtu pjesë e veprimtarive në vijim të “Viti i kujtesës”, shpallur në muajin janar në BKSH.

2. FORUMI “Át Zef Pllumi – dëshmi”

Me pjesëmarrjen e Odile Daniel, Sabri Hamiti, Ardian Marashi, Keda Kaceli, Mark Marku, Enriketa Pandelejmoni, Blendi Fevziu, Agron Tufa, Elsa Demo, Rudi Erebara, Arben Bajo, Pashk Përvathi, Arben Derhemi, Milto Kutali, Persida

Asllani, etj.

3. Promovimi i botimit të veprës së plotë të At Zef Pllumit, nga “Botimet françeskane”, prezantuar nga At Vitor Demaj dhe At Mirash Marinaj. Ndër vëllimet e veprës botohen për herë të parë disa shkrime të panjohura të tij.

4. Ora 18:00 – Kisha e Shna Ndout në Tiranë.

Mesha e Shenjtë për shpirt të Át Zef Pllumit. E kremton meshën At Aurel Gjerkaj, Provinciali i Provincës Françeskane Shqiptare.

30 shtator 2017

Katedralja e Shën Palit–Tiranë

1. Ora 12:00 – Fjalë kremtuese nga Shkëlqesia e Tij Imzot

George Frendo.

2. Çelja e ekspozitës me materiale arkivore dhe personale te Át Zef Pllumit. Do të ekspozohen gjithashtu materiale arkivore e muzeale të Át Gjergj Fishtës, të ruajtura me vetëdije e sakrifica të mëdha prej Át Zef Pllumit gjatë terrorit komunist. Ndër to spikasin: dorëshkrimi i tragjedisë “Juda Makabe”, “Lahuta e Malcis”, shkopi dhe maska mortore e Át Gjergj Fishtës.

Ekspozita, e organizuar nga Provinca Françeskane Shqiptare në bashkëpunim me Arqipeshkëvinë e Dioqezës Tiranë – Durrës dhe Bibliotekën Kombëtare do të qëndrojë e hapur ditën e shtunë, datë 30 shtator deri në orën 19:00 dhe ditën e dielë, datë 1 tetor, ora 10:00 deri 18:00

Nga data 25- 30 shtator