Postuar më: 18 Prill 2017

“Fustanella Festival” në Kalanë e Gjirokastrës

Tri ditë-netë me muzikë nga Shqipëria, Greqia, USA, UK, Italia, Indonezia, Maroku, etj në festivalin më të ri të muzikës “Fustanella Festival”, organizuar nga Remont Kapital , që ideon këtë festival për herë të parë duke e cilësuar “kthim tek rrënjët”.

Një nga elementët më të bukur që estetika e lartë e popullit shqiptar ka imponuar në të kaluarën, jo vetëm në viset shqiptare, por edhe te fqinjët jugorë dhe në të gjithë rajonin ballkanik e deri në oborret mbretërore të Lindjes së Mesme. Një kostum që mahniti jo pak të huaj që do të perdoret si flamur për atë çfarë na bashkon dhe jo çfarë ndan me fqinjët. Një festë muzikore e përbashkët me rrënjët në identitet, por e jetuar në modernitetin e një bote globale.

Një festë pa kufij e muzikës. Me pjesëmarrjen e :

V.I.C (Villagers of Ioannina City) është një “experimental psychedelic/rock band” nga Janina. Ata luajnë një lloj post rock me një dozë të madhe të muzikës tradicionale Epirote. Tradita muzikore e rajonit është e karakterizuar nga polifonia dhe përdorimi i klarinetës.

Robert Bisha është një kompozitor, multi-instrumentist dhe një improvizues në piano i një gjenialiteti të rrallë. Muzika e tij mund të përkufizohet si contemporary music me thekse Avant-Gard Jazz.

Në këtë projekt ai bashkëpunon me një nga grupet frymore më të famshme te ëorld music, Fanfara Tirana dhe Albanian Iso-Polyphonic Choir.

Redi Hasa&Maria Mazzotta, dy artistë që vijnë nga Italia.  Maria Mazzotta  është një nga zërat më të spikatur në atë që quhet muzika ëorld-music apo etno e Puglias!

Ajo studioi piano dhe harpë në Konservatorin Lecces. Studioi gjithashtu, polifoni dhe të kënduarin tradicional të Salentos: këtë pjesë të vogël të tokës, ku, komunitetet italiane, greke dhe shqiptare jetojnë së bashku prej shekujsh.

Ajo takohet me Redi Hasa një violonçelist shqiptar që luan me disa nga artistët më të rëndësishëm në botë,  mes të cilëve veçojmë  bashkëpunimin e tij me Ludovico Einaudi. Së bashku, ata krijojnë një duo që ofron një imersion në kujtesën e traditave evropiane Jugore: një xhevahir të virtuozitetit, elegancës dhe emocionit.

Gjithashtu do të mund të ndiqni edhe muzikën nga Filastine&Nova , etj.

Ky festival mbështetet nga Ministria e Kulturës.

Bëhu pjesëmarrës në datat 19-21 maj 2017 në Kalanë e Gjirokastrës