Postuar më: 05 Qershor 2018

Festivali i Muzikës Jazz/ Tiranë

Ministria e Kulturës i bashkohet nismës së Festivalit të Muzikes Jazz “Nyou”, i cili do të dëgjohet në tri mbrëmje, në datat 6,7 dhe 8 qershor, me pjesëmarrjen e kuartetit Ivan Ivanov, Marko Markovic, Dina Busic, Human Touch, Nesim Maxhuni, ZJM Big Band në amfiteatrin e liqenit. 

Çdo mbrëmje muzikore do të paraprihet nga paradite të dedikuara të artisteve të rinj të Liceut Artistik të kryeqytetit etj.si edhe aktivitete fëmijësh për socializimin e fëmijëve me aftësi të veçanta të sindromës down. 

Ministria e Kulturës mbështet këtë nismë përmes kulturës, nisma të cilat kontribuojnë në aftësimin e fëmijëve me sindromin Down dhe Autikë, në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Kukullave si dhe Cirkun Kombëtar do të realizojnë programe artistike sipas profileve të tyre, institucionale. 

Ky bashkëpunim vjen në mbështetje të aktiviteteve edukuese dhe sensibilizuese si dhe për ndërgjegjësimin në bashkëjetesën sociale

Ky event ka bëre bashkë muzikantë e sipërmarrës, njerëz të apasionuar pas jetës me ritëm dhe aktivitet.

Për një fillim vere ndryshe, “N You”, ju pret në një festë të vërtetë në kryeqytet.