Postuar më: 21 Shtator 2017

Ditët Europiane të Trashëgimisë 2017 Shqipëria me temën “Natyra, Trashëgimia, Edukimi”

Dokumentet e bashkangjitur

“Ditët Europiane të Trashëgimisë” (Europian Heritage Days), është një nismë e hershme e vitit 1985 e Këshillit të Europës, e shndërruar në një aksion të përbashkët të gjithë aktorëve të trashëgimisë kulturore në vitin 1999.

Shqipëria është një nga vendet europiane, e cila përmes Ministrisë së Kulturës si koordinatore e DET organizon aktivitete në të gjitha monumentet, parqet arkeologjike, muze e galeri në të gjithë vendin.

Si traditë, DET në Shqipëri zhvillohen para, gjatë dhe pas 29 Shtatorit, Ditës Kombëtare të Trashëgimisë. Kështu për këtë vit, në Shqipëri “Ditët Europiane të Trashëgimisë” do të  zhvillohen më 28, 29, 30 shtator-1 tetor  me temën : “Natyra, Trashëgimia, Edukimi”

Ditët Europiane të Trashëgimisë (DET) synojnë ndërgjegjësimin për rreziqet që i kanosen Trashëgimisë Kulturore, zgjimin e interesit të masës për trashëgiminë, tërheqjen e vëmendjes së publikut, por edhe politikës për nevojat e trashëgimisë, etj.

DET zhvillohen përgjatë muajit shtator në rreth 50 vende të Evropës. Në bazë të interesit, mundësisë dhe qëllimeve të caktuara, vendet përcaktojnë datat në të cilat zhvillohen DET.

Çdo vit zgjidhet tema e përbashkët e DET, e cila për vitin 2017 është “ Natyra dhe Trashëgimia”.

Shqipëria në sensibilizimin e Trashëgimisë Kulturore ka zgjedhur për vitin 2017 temën: “Natyra, Trashëgimia, Edukimi”.

Gjatë DET, objektet e trashëgimisë kulturore janë të hapura për publikun e gjerë (monumente, parqe arkeologjike, muze e galeri), ku sipas temës zhvillohen takime e biseda, shfaqje dhe performanca.

Informohuni me kalendarin e aktiviteteve 

KLIKO KETU