Postuar më: 06 Nëntor 2017

Bulgakov në skenën shqiptare Kolektiv 38 shfaq premierën “Djallëzorët” në TKEKS

Kolektiv 38 shfaq premierën “Djallëzorët” në TKEKS, një shfaqje që reflekton mbi figurën e Bulgakovit.

8  regjisorët : Madi Selimi, Valentina Carbonara, Rolando Macrini, Elio Colassanto, Riccardo Mallus, Ashai Lombardo, Mirko Corradini, Silvia Zoffoli realizojnë një vepër të përbashkët, një kolektiv me ideologji të ndryshme, për të përcjellë kështu frymën bashkëpunuese. Në një kohë ku artisti përpiqet të luftojë i vetëm, KOLEKTIV 38 sjell mesazhin teatror “ne përpiqemi të jemi një grup dhe së bashku të krijojmë aleancë”.

Shfaqja “Djallëzorët” reflekton mbi figurën e Bulgakovit, (shkrimtar rus) i censuruar dhe i botuar vetëm 30 vitet e fundit, si dhe mbi formimin e komunizmit në Rusi e më pas në Shqipëri. Nëpërmjet shfaqjes teatrore, ngrihen reflektime mbi 70 vjet komunizëm (1917-1989) të cilat nëpërmjet ideologjive filozofike kanë shokuar botën. Bulgakov është një ndër të shumtët poet Rus “ i censuruar” që shkruan mbi “eksperimentin komunist” duke i kthyer historitë e tij në metafora dhe simbolika. Midis viteve 1924-1925 ai shkruan tre tregime të gjata “Diallëzorët”, “Vezët fatale” dhe “ Zemra e qenit”. Të treja tregimet përshkruajnë “eksperimentin komunist” ( siç e quan Bulgakov) në mënyrë simbolike burokratike, të mbushura me makinacione të shtrembëruara dhe të shëmtuara. Ai ironizon dhe  e kthen këtë në satirë. Djallëzorët , bashkë me Vezët Fatale dhe Zemra e qenit është një nga tre tregimet të cilat përbëjnë kryevepra të prozës satirike sovietike. Këto tre tekste përfaqësojnë “Trilogjinë e heshtjes së kuqe” dhe  “Djallëzorët” është spektakli i parë si dhe studimi i parë i Kolektiv 38.

Në Djallëzorët protagonist, Korotkov është thither në një univers burokratik të pafund, zvarritës plot dhoma, korridore, ndërtesa shumëkatëshe, burra që shfaqen dhe zhduken , dokumenta të pafundme, emra që transformohen.

Revolucioni , utopia, është një bjonde krenare, e bukur e veshur me taka të kuqe ku tregon historinë e saj. Ky mekanizëm funksionon. Në skenë mbrapa saj katër qenie jerëzore, të gjithë të barabartë, padyshim viktima të dhunës së pushtetit. E vetmja mënyrë për të shpëtuar veten është të mos jesh protagonist i historisë që po tregohet. Ata janë të gjithë Korotkov.

Revolucioni vazhdon historinë e saj gjithnjë e më groteske. Por qënia njerëzore ende ka një shans, një akt lirie për të shpëtuar nga i gjithë ky sistem. Dhe është këtu ku Revolucioni nuk bën dot më. Dështon..

9, 10 nëntor 2017, ora 19:00, TKEKS