Dita Ndërkombëtare e Muzeve- Hyrje falas në të gjithë Muzetë Kombëtarë

Postuar më: 17 Maj 2017
Që prej vitit 1977, më 18 Maj në të gjithë botën festohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve. Kjo datë është vendosur prej Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve – ICOM, që funksionon pranë UNESCO-s.

Heroi kombëtar në ekspozitën e librave antikë në Hagë

Postuar më: 15 Maj 2017
Në datën 15 maj 2017, në ambientet e ambasadës shqiptare në Hagë organizohet ekspozita një ditore e librave antikë; shkruar për heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriotin. Koleksioni i rrallë i zonjës angleze Patricia Nugee, e cila gjatë gjithë jetës së saj ka mbledhur libra antikë të shkruar mbi Kastriotin, do të ekspozohet për herë të parë në Holandë.

Albanian Brass Festival në edicionin e dytë

Postuar më: 15 Maj 2017
Edicioni i II-të i International Albanian Brass Festival do të mbahet në Universitetin e Arteve, Amfiteatrin e Liqenit Artificial nga datat 18- 22 maj. Në të do të marrin pjesë artistë nga SHBA, Kroaci, Meksikë, Itali, Spanjë, Kosovë dhe Shqipëri.

Shqipëria dialogon me “Ndodhi në kohën e tashme” në Ekspozitën Ndërkombëtare të Artit, edicioni i 57-të. (...)

Postuar më: 15 Maj 2017
Në ceremoninë e hapjes, zhvilluar në ambientet e Pavijonit Shqiptar në Arsenale merrnin pjesë kuratorë, kritikë arti dhe gazetarë

Oraret e vizitave gjatë sezonit turistik veror 2017

Postuar më: 09 Maj 2017
INSTITUCIONET E ARTIT DHE TË TRASHËGIMISË KULTURORE TË VIZITUESHME ORARET E VIZITAVE GJATË SEZONIT TURISTIK VEROR 2017

Mediterranea18. Nis Bienalja e Mesdheut. 230 artistë në Tiranë

Postuar më: 09 Maj 2017
Mediterranea 18 - Young Artists Biennale Në datat 4-9 maj në Tiranë dhe Durrës. 230 artiste të rinj nga Mesdheu në Shqipëri. 32 artistë shqiptare dhe 8 artistë të Kosovës. 32 hapësira performimi në Tiranë e Durrës.

“L'Europa Prima dell'Europa. Il Manifesto di Ventotene”

Postuar më: 08 Maj 2017
Instituti Italian i Kulturës, Zyra Kulturore e Ambasadës Italiane në Tiranë, me rastin e Festës së Evropës dhe të përvjetorit të 60˚ të firmosjes së Traktateve të Romës shfaq dokumentarin.

EDICIONI i IX i “AULONA INTER FOLK FESTIVAL”

Postuar më: 08 Maj 2017
Prej datës 11 deri në 13 maj 2017 në qytetin e Vlorës zhvillohet edicioni i IX i Aulona Inter Folk Festival. Starton në datën 11 maj, në skenën e sheshit “Pavarësia” në Skelë dhe mbyllet në 13 maj, ditë kur në qytet do të kulmojnë veprimtaritë e hapjes së sezonit turistik “ Vlora 2017”, organizuar nga Bashkia Vlorë.

Panairi Kombëtar i Librit në Fier

Postuar më: 08 Maj 2017
Në qytetin e Fierit do të zhvillohet Panairi i Librit “Fieri 2017”, i cili organizohet nga Fondacioni “Harpa’’ dhe mbështetet nga Ministria e Kulturës, Bashkia Fier, Drejtoria Arsimore Rajonale, Fier, etj.
30 biznese dhe njësi të vogla shitjeje u prezantuan në të parin Pazar tradicional në Libohovë. Pazari i Libohovës ishte aktiviteti më i(...) 17-07-2017