Festivali i Muzikës Jazz/ Tiranë

Postuar më: 05 Qershor 2018
Ministria e Kulturës i bashkohet nismës së Festivalit të Muzikes Jazz “Nyou”, i cili do të dëgjohet në tri mbrëmje, në datat 6,7 dhe 8 qershor, me pjesëmarrjen e kuartetit Ivan Ivanov, Marko Markovic, Dina Busic, Human Touch, Nesim Maxhuni, ZJM Big Band në amfiteatrin e liqenit. Çdo mbrëmje muzikore do të paraprihet nga paradite të dedikuara të artisteve të rinj të Liceut Artistik të kryeqytetit etj.si edhe aktivitete fëmijësh për socializimin e fëmijëve me aftësi të veçanta të sindromës down.

Kumbaro : “Kultura dhe Tirana, sfida jonë në Venecia”

Postuar më: 25 Maj 2018
#TiranaZeroSpace hapi dyert në Ekspozitën Ndërkombëtare të Arkitekturës, Venecia 2018, në prani të vizitorëve të shumtë që shprehën interes për pavijonin shqiptar, i cili prezantohet në Arsenale. Pavijoni shqiptar komisionohet dhe mbikëqyret nga Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë dhe kurohet nga një ekip që ka si emërues të përbashkët qasjen e thellë kritike ndaj projektimit, një qasje kjo, që kërkon stimujt jo vetëm në botën vizuale, por gjithashtu inspirohet nga pëlhura sociale, njerëzimi, historia dhe kultura lokale si e tërë.

“Legjendat Shqiptare në Novelat Grafike” Edicioni 4

Postuar më: 24 Maj 2018
Në vijim të promovimit dhe mbështetjes së trashëgimisë sonë kulturore, Ministria e Kulturës hap thirrjen për konkursin kombëtar “Legjendat Shqiptare në Novelat Grafike”, edicioni IV, një nismë novatore kjo, e kthyer tashmë në një traditë të suksesshme. Ky aktivitet, i cili zhvillohet edhe në kuadrin e “Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti-, Skënderbeut”, synon gjithëpërfshirjen e artistëve dhe krijuesve, sidomos atyre nxënës e studentë, në shprehjen artistike inovative të temave e subjekteve, frymëzuar nga trashëgimia, historia e identiteti ynë kulturor.

Hapet thirrja për mbështetje të përkthimit nga gjuha shqipe

Postuar më: 18 Maj 2018
Në vijim të nismave të ndërmarra për mbështetjen dhe promovimin e letrave shqipe jashtë vendit Ministria e Kulturës hap për të tretën herë Fondin e Përkthimit nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj. Përvoja e dy viteve të kaluara ka dëshmuar suksesin e kësaj nisme në përhapjen e letërsisë shqipe jashtë vendit nëpërmjet mbështetjes së përkthimit të dymbëdhjetë veprave në gjuhë të ndryshme si: italisht, spanjisht, frengjisht, greqisht, sllovenisht etj. Ky fond ka ndikuar gjithashtu në rritjen e interesit të përkthyesve të huaj dhe të shtëpive të huaja botuese për letërsinë shqipe.

18 Maj, Dita Ndërkombëtare e Muzeve. Muze që komunikojnë me të gjitha format: Qasje të reja, publik i ri

Postuar më: 17 Maj 2018
Që prej vitit 1977, më 18 Maj në të gjithë botën festohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve. Kjo datë është vendosur prej Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve – ICOM, që funksionon pranë UNESCO-s. Komiteti Këshillues i ICOM nga viti 1992, përcakton një temë të veçantë që lidhet me përkujtimin e kësaj dite e cila synon të nxisë brenda shoqërisë debatin që ka të bëjë me çështjet e muzeut. Kjo datë është një mundësi më shumë për punonjësit e muzeve që përmes kontakteve me publikun e vizitorët të dëshmojnë përpara tyre sfidat me të cilat ndeshen muzetë në mënyrë që ato të mbeten ashtu siç e përcakton edhe ICOM “një institucion në shërbim të shoqërisë dhe zhvillimit të saj”.

Nis në Tiranë Festivali "Ditënetët e Librit”

Postuar më: 15 Maj 2018
Në datat 16 deri në 20 Maj, Klik Ekspo Group – UFI Member, lëviz objektivin drejt Librit: “Ditënetët e Librit” është Festivali Ndërkombëtar, që mëton të bëjë bashkë dhe fuqizojë trinomin “Autor – Botues – Lexues”, në një ngjarje të rrallë kulturore dhe edukative, nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës. Libri dhe Botimet në një mobilizim gjithëpërfshirës në mbarë Ballkanin, Rajonin e dashur me karakteristikat e përngjashme e veçansitë, përfaqësuar në këtë pikëtakim përmes shkrimtarëve, botues, industrialistë, përpunues të fjalës së gdhendur në letër, sipërmarrje gjithashtu që kanë lidhje direkte dhe indirekte me fushën e pamatë të Botimit e të Librit.

Shqipëria me flamurin kulturor në ditën e Europës. Fjala e Ministres Mirela Kumbaro në aktivitetin(...)

Postuar më: 09 Maj 2018
Fjala e Ministres Mirela Kumbaro në aktivitetin “‘Trashëgimia kulturore shqiptare një vlerë e shtuar për Europën”, zhvilluar në ambientet e Akademisë së Shkencave në Tiranë. "Në rrugëtimin tim të përjavshëm në Qarkun e Gjirokastër, këtë fundjavë në Përmet, mes të tjerash u ndala në një fermë agroturizmi të ndërtuar në fshatin Karat, në afërsi të Këlcyrës, ku nga duart e Elonës, një grua e re prej atyre zonave, kombinuar me përvojën franceze falë bashkëjetesës së saj me një duarartë francez, sillej tradita shqiptare në kulinari, mikpritje, arkitekturë, histori dhe natyrë. Kishte aty shtëpi prej guri sipas stilit të shtëpive përmetare, kishte foto të Marubit, kishte gliko apo raki të zones, dhe velenxa e mbulesa të qëndisura nga vendasit, kishte gjithashtu guida për të njohur historinë dhe natyrën magjepëse të atyre maleve. Por kishte dhe një koleksion kitarash ku i zoti francez i bujtinës, luante për mysafirët një Jacques Brel, apo një Eric Clapton. Ishte po ky francez, aspak i çmendur, që kishte zgjedhur kodrat përmetare për të zhvilluar “permakulturën” si një tendencë gjithmonë e më të përhapur në Europë për zhvillim të qendrueshëm bujqësor. Një trashëgimi kulturore, pra, në fusha të ndryshme, e kombinuar me përvojat më të mira të vendeve europiane dhe e përkthyer në burim të ardhurash dhe mirëqenieje për ekonominë vendore.

Histori shqiptare në Torino- ALBANIAN STORYTELLING Letërsia shqipe në Sallonin Ndërkombëtar të Librit

Postuar më: 07 Maj 2018
ALBANIAN STORYTELLING/ L'Albania dei giovani scrittori Me këtë titull histori shqiptare do të rrëfehen në Torino, krijimtari e autorëve të rinj. Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Departamentin e Kulturës së Rajonin të Pulias, me Fondacionin Gramsci dhe Qendrën Shqiptare të Torinos organizojnë prezantimin në Sallonin Ndërkombëtar të Librit në Torino të pesë autorëve të rinj nga Shqipëria, fitues të projetit “Fondi për mbështetje të krijimtarisë letrare, 2017” të mbështetur nga Ministria e Kulturës.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro takon homologun Bogdanović në Malin e Zi. Ura bashkëpunimin në Kulturë

Postuar më: 27 Prill 2018
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro perfundoi vizitën zyrtare në Cetinjë, Mali i Zi, ku u takua me homologun e saj, Ministrin e Kulturës, Aleksandar Bogdanović. "Të bashkojmë forcat artistike si dhe te bashkojmë skenat tona, sepse historitë tona të përbashkëta duhen treguar- u shpreh Kumbaro në konferencën për shtyp duke shtuar se "Ky takim kryhet përpara takimit të dy qeverive tona dhe shpreh edhe njëherë vullnetin dhe angazhimin politik të institucionit që unë drejtoj për të bashkëpunuar në fushën e kulturës dhe trashëgimisë".