“Balkan`s Gate", kineastë nga vende të ndryshme zgjedhin Prespën!

Postuar më: 13 Tetor 2017
Si duket Prespa, ky liqen i ndarë mes tre shteteve, në syte e një rumuneje, francezi, polakeje apo një amerikaneje? Sa ndryshe është ajo në sytë tanë?

Nis projekti i digjitalizimit të muzeve. Kumbaro: “Teknologjia, rivlerësim i historisë”

Postuar më: 11 Tetor 2017
Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u prezantua projekti pilot“Të fuqizojmë muzetë nëpërmjet teknologjisë, për një qasje më të gjerë për të gjithë” i cilli konsideron digjitalizimin e koleksioneve dhe zbatimin e teknologjisë ndërvepruese në hapësirat e muzeve kombëtar dedikuar artit mesjetar dhe Ikonografisë të cilët ruajnë koleksione shumë të pasura dhe disa nga objektet unikale të artit ikonografik në Shqipëri dhe rajon. Në prezantim merrnin pjesë, Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro, Kryetari i Bordit të AADF-së z. Michael Granoff , përfaqësues të Muzeve Kombëtarë në Berat, Korçë dhe Tiranë, etj.

Turizmi Kulturor: Nis projekti i rijetëzimit të qendrës historike të Vlorës

Postuar më: 08 Tetor 2017
Vlora është qyteti i radhës, qendra historike e së cilës do të rilindë pas një harrese shumëvjecare. Kjo zonë me vlera të veçanta arkitektonike dhe kulturore do të rijetëzohet, falë një projekti të posaçëm për restaurimin dhe rikualifikimin urban të saj. Projekti është konceptuar sipas të njëjtit model me të cilin është punuar për rijetëzimin e Pazarit të Korçës, të Krujës, Gjirokastrës. Ai parashikon restaurimin e objekteve në zemër të Vlorës, aty ku qyteti ende ruan identitetin, me gjurmë të ndërtimeve të fundit të shekullit të 19‐të dhe fillimit të shekullit të 20‐të. Do t'i nënshtrohen restaurimit në: Rrugën “Justin Godar”, ish-pazari, “lagjja e hebrenjve”, klubi “Labëria” dhe ish-Sinagoga, xhamia e Tabakëve, më e madhja e qytetit, etj. Ndërsa infrastruktura nëntokësore është një projekt që do të zhvillohet paralelisht nga Bashkia Vlorë.

Balkan Film Market, dritarja europiane e kinemasë 20 vjet Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri

Postuar më: 02 Tetor 2017
Qendra Kombëtare e Kinematografisë në 20 vjetorin e krijimit të saj në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Creative Europe hap në Tiranë edicionin e parë të forumit Balkan Film Market, një aktiviteti i rëndësishëm për Shqipërinë, por edhe për të gjithë Ballkanin dhe politikat e programit evropian “Creative Europe”.

Kumbaro në Berat “Nuk duhet të kemi frikë të jetojmë brenda trashëgimisë”

Postuar më: 28 Shtator 2017
Ministrja e Kulturës, znj.Mirela Kumbaro ka marrë pjesë në aktivitetet e Beratit në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë.

In Memoriam-At Zef Pllumi; Një javë me aktivitete në 10-vjetorin e vdekjes

Postuar më: 25 Shtator 2017
Në vijim të aktiviteteve të bashkërenduara mes Bibliotekës Kombëtare dhe Provincës Françeskane Shqiptare në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të ÁT ZEF PLLUMIT (2007-2017) do të mbahen disa veprimtarive të javës në vijim: 25 shtator 2017

Voskopojë: 4 kisha, monument kulture i shpëtojnë rrënimit

Postuar më: 23 Shtator 2017
Me një ndërhyrje me mbi 12 milionë lek të reja kemi nxjerrë këto kisha nga rreziku. Korça është një nga hambarët e turizmit kulturor dhe itinerari i rrugës së besimit në Korçë e ka pikën kulmore në Voskopojë, për të vazhduar me kantieret në Dhërmi, Vuno, Gjirokastër”,deklaroi Kumbaro nga Voskopoja.

Ditët Europiane të Trashëgimisë 2017 Shqipëria me temën “Natyra, Trashëgimia, Edukimi”

Postuar më: 21 Shtator 2017
“Ditët Europiane të Trashëgimisë” (Europian Heritage Days), është një nismë e hershme e vitit 1985 e Këshillit të Europës, e shndërruar në një aksion të përbashkët të gjithë aktorëve të trashëgimisë kulturore në vitin 1999.

Preljocaj, ‘një kërcim pasionant’ në Tiranë

Postuar më: 20 Shtator 2017
Spektakli më i ri i koreografit franko-shqiptar Angelin Preljocaj do të shfaqet më 4 tetor 2017 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Kumbaro inspekton punimet në TKOB: "Shumëfishohen hapësirat, brenda afateve i dhurojmë publikut një teatër(...)

Postuar më: 20 Shtator 2017
Zbatimi i projektit për rikonstruksionin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit po ecën me ritme të mira dhe të shpejta. Kumbaro, e cila e ka nisur këtë mandat të dytë nga mbikqyrja e kantiereve të kulturës, tha se çdo gjë po shkon sipas parashikimeve, ndërsa theksoi se me zbatimin e projektit mjediset e reja të TKOB do të kenë sipërfaqe shtesë për artistët dhe administratën.
Si duket Prespa, ky liqen i ndarë mes tre shteteve, në syte e një rumuneje, francezi, polakeje apo një amerikaneje? Sa ndryshe është ajo në(...) 13-10-2017