Fjala e Ministres së Kulturës, znj. Mirela Kumbaro në prezantimin e programit “100 fshatra”

Postuar më: 02 Shkurt 2018
“Kultura si burim për zhvillimin ekonomik rural nëpërmjet ngjyrave të trashëgimisë Koço Thomollari nga Rehova (një ndër 100 fshtatrat e këtij programi, në bashkinë e Kolonjës) tregon: “Më kontaktoi një miku im pasi donte të sillte 4 turistë francezë. Nuk doja t’i pranoja, por pas këmbënguljes, u dorëzova. I prita si njerëzit e shtëpisë dhe nga ai moment di të them se në fshat nisën të vijnë turistë njëri pas tjetrit. Tani pres 6 turistë në natë dhe, si unë, janë edhe 7 familje të tjera që presin turistë” “Turistët kërkojnë kushtet normale të një banesë, aspak luks, janë të kulturuar dhe na respektojnë. Momentet më të veçanta janë ato të vakteve. Pasi bashkëshortja u shtron tryezën, ata nuk pranojnë të nisin të hanë nëse edhe ne nuk ulemi me ta. Ky u kthye në zakon në të gjithë fshatin.

Fjala e Ministres së Kulturës, znj. Mirela Kumbaro në ceremoninë e hapjes së Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut

Postuar më: 16 Janar 2018
"Të nderuar, Historia e një kombi është e pandashme nga historia e kulturës së vet dhe askund më mirë se në botën shqiptare nuk do të gjenim shembullin e përsosur të frymëmarrjes së tyre të përbashkët. Teksa ushqejnë parreshtur njera-tjetrën me lëndën e jetës reale të historisë dhe me lëndën e jetës shpirtërore e mendore që krijon e gjykon, ato përftojnë të përbashkëtën tonë të madhe: një identitet kombëtar të patjetërsueshëm, të pavarur sot e gjithmonë nga kufijtë, nga hartat, pushtuesit, pushtetet, nga fetë, nga ideologjitë, nga valët e emigrimeve, nga rrjedhat e politikës kalimtare.

Fjala e Ministres së Kulturës, znj. Mirela Kumbaro në edicionin e 13-të "Ditet e Mjedës", Kukël,(...)

Postuar më: 22 Nëntor 2017
"Një javë më parë kujtuam lirikun modern të gjuhës shqipe, Lasgush Poradecin, që i këndoi ëmbëlsisht vendit, natyrës dhe shpirtit të lirë. Po shtegëtimi i shtërgut të tij kishte nisur shumë përpara, ndoshta nga kanga e bylbylave të Ndre Mjedës, lirikut klasik të letrave shqipe. Ky gjurmin për rizbulimin e autorëve tanë, rikthimin ndryshe dhe rivlerësimin është sot më tepër se kurrë i domosdoshëm. Rileximi është një akt personal, është reflektim dhe riinterpretim në kohë. Dhe Ndre Mjeda, mendimtari dhe ëndërrimtari, që mundi të tejkalojë dhe vetveten dhe shtrëngesën e rregullave të rrepra të formimit, është shtegëtari par excellence, i cili na mbërrin i freskët dhe me shumë kumte për të na komunikuar. Mbi të gjitha, na komunikon atë më thembësoren dhe më njerëzoren, dashurinë për jetën.

Fjala e Ministres së Kulturës, znj. Mirela Kumbaro në Ditën Ndërkombëtare të Përkthimit dhe Ditën Evropiane(...)

Postuar më: 05 Tetor 2017
“Kam kënaqësinë të jem sot në këtë komunitet të nderuar të heronjve të heshtur të letrave, të atyre që ndërtojnë urat më të vështira e më të brishta, ato të komunikimit mes vendeve e kulturave të ndryshme. Integrimi, rruga drejt Europës nuk mund të kuptohet sot pa Kulturën.

Fjala e Ministres së Kulturës, znj. Mirela Kumbaro në Takimin Rajonal Ballkanik të Zyrave të Programit Media të(...)

Postuar më: 03 Tetor 2017
“Creative Europe” na tingëllonte thjesht si aleancë e bukur fjalësh, si sot 4 vjet më parë, kur filluan të qarkullonin emaile dhe shkresa që i njoftonin Shqipërisë mundësinë për t’u bërë pjesë e këtij rrjeti të madh kulturor.

Qasja në kulturë s’duhet të jetë një shans për disa, por një e drejtë reale për të gjithë!

Postuar më: 13 Shtator 2017
Fjala e Ministres së Kulturës, znj. Mirela Kumbaro, në Kuvendin e Shqipërisë, legjislatura IX. Në vizionin e kësaj Qeverie, kultura nuk është vetëm një plotësim shpirtëror, por një domosdoshmëri në përditshmërinë e të rinjve. Për këtë arsye, thellimi i reformës në institucionet e artit dhe në politikat kulturore do të theksojë “edukimin përmes kulturës”. Ky program nisi të formësohet në 4 vitet e para dhe tregoi se sa nevojë e interes ka, dhe se sa i etur është publiku për të.

Fjala e Ministres së Kulturës, znj. Mirela Kumbaro Furxhi në përurimin e teatrit “Andon Zako Çajupi”, Korçë

Postuar më: 18 Qershor 2017
4 vite rrumbullak në Ministrinë e Kulturës treguan se kjo qeveri dhe kryeministri Edi Rama e kanë shumë seriozisht çështjen e kulturës, fjalë për fjalë, siç thoshte një nga baballarët themelues të Europës Jean Monnet:

Fjala e Ministres së Kulturës, znj. Mirela Kumbaro në përurimin e Muzeut Kombëtar të Përgjimeve, “Shtëpia me(...)

Postuar më: 24 Maj 2017
“E shkuara nuk ka vdekur, madje ajo as ka kaluar.”

Fjala e Ministres së Kulturës, znj. Mirela Kumbaro në ceremoninë e hapjes së Bienales së të Rinjve të Mesdheut,(...)

Postuar më: 09 Maj 2017
"Ideja nisi në vitin 2013 kur sapo isha bërë Ministër i Kultures, mora një mesazh nga një artist i ri, Klodian Deda, i cili më thoshte se nuk merrte dot pjesë në Bienalen e të rinjve të Mesdheut pasi Shqiperia nuk ishte anëtare e Bienales dhe kjo ishte një humbje e madhe mundësish për të rinjtë artistë. Kaq mjaftoi që t’i hynim punës.

Fjala e Ministres së Kulturës, znj. Mirela Kumbaro në ceremoninë e restaurimit të veprës "Zoja e(...)

Postuar më: 25 Prill 2017
"Gjithçka nisi në shtator 2015, kur vija shpesh në Shkodër, në Famullinë e Shën Shtjefnit, për të përgatitur restaurimin e Kapelës së Rrmajit dhe bashkë me Dom Arturin dhe Dom Nikën, ceremoninë e 25 vjetorit të Meshës së Lirisë në nëntor të po atij viti. Tek zbrisnim shkallët e Famullisë, ndeshem me një pikturë Madone, varur në mur, prej të cilave ishin varur ngjyrat, ishte varur rrypa- rrypa vetë telajo e ikonës që më magjepsi ende me vështrimin e pashuar, me cepin e buzës, ende trëndafil, me përkuljen po prapë elegante.
“Kultura si burim për zhvillimin ekonomik rural nëpërmjet ngjyrave të trashëgimisë Koço Thomollari nga Rehova (një ndër 100 fshtatrat e(...) 02-02-2018