Edmond Ahmeti

Këshilltar Juridik

Edmond Ahmeti

Studime te avancuara dhe aftesi praktike të gjera në fushën e të drejtave të autorit dhe pronësisë intelektuale, është në përfundim të studimeve doktorale. Eksperience te konsoliduar në fushën e avokatisë sidomos në fushën e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore. Ka punuar si jurist në Byronë Shqiptare të Sigurimeve ku është marrë kryesisht me përfaqësimin e këtij institucioni në gjykatë me specifikë paditë e regresit. Ka dhënë një kontribut të rëndësishëm prej disa vitesh si këshilltar ligjor në studion “Këshillime Ligjore”, një nismë vullnetare, ku qëllimi kryesor është këshillimi ligjor pro bonno. E njeh mirë sferën e biznesit dhe klimën e biznesit në Shqipëri ku prej vitit 2009 – 2012 ka mbajtur pozicionin e drejtorit të shitjeve dhe të marketingut në një shoqëri private. Ka studiuar drejtësi në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Drejtesise me rezultate shume te mira. Gjatë studimeve, ai ka bashkëthemeluar një organizatë studentore për të promovuar të drejtat e studentëve. Profilit të tij si jurist i shtohet dhe angazhimi akademik, ku prej më shumë se 4 vite është lektor ne një prej universiteteve jopublike në disiplinat e : E drejtë biznesi, Pronesi Intelektuale, Procedurë Civile. Ka marrë pjesë në një sërë konferencash shkencore ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit . Si i perzgjedhur i programit Lead Albania- AADF mbulon ceshtjet e te drejtave te autorit dhe ceshtje te tjera juridike prane Kabinetit. Flet gjuhet Anglisht dhe Italisht.

Email: edmond.ahmeti@kultura.gov.al