Milena Selimi

Këshilltare për Median dhe Komunikimin

Milena  Selimi

Me një eksperiencë të pasur si gazetare, përkthyese, skenariste dhe shkrimtare, si dhe përvojë menaxhimi në media si Drejtore në Kanalin 2 të Radio Tiranës, Kryeredaktore në revistat “Kult” dhe “Jeta”, kryeredaktore e Radio Tiranës (seksioni i mbrëmjes).
Editore përgjegjëse për redaksinë e kulturës në media të ndryshme. Ka bashkëpunuar në Organizata Kombëtare e Ndërkombëtare si korrespondente, koordinatore, moderatore  dhe anëtare jurie në fushën e gazetarisë, filmit dhe kritikës si: TIFF, Çmimet KULT, Festivali POETEKA, Balkan Media Magazine, etj.
Pjesëmarrëse në aktivitete dhe panele të ndryshme që lidhen me zhvillimet e gazetarisë, dramaturgjisë dhe përkthimit, brenda dhe jashtë vendit si TRADUKI, “Writer-in-Residence-Programm”-Kroaci, “First Translation Workshop”-Sremski Karlovci-Novi Sad , “Translator-in-Residence-Programm”-Sarajevë, Festivali “Fantasio”-Trento, etj. Përkthyese në shqip e autorëve Nikola Madzirov, Alek Popov, Edo Popoviç, si dhe pjesëmarrëse si përkthyese në “Antologjinë Ballkanike”, botuar nga Goethe Institut-Sarajevë, me tregime të autorëve ballkanas, etj.
Ka mbaruar  Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë –Dega Gjuhë-Letërsi shqipe/Tiranë dhe Universitetin   “Kliment Ohridski” Sofje - Specializim 6-mujor në Gazetari Televizive (janar 1997-korrik 1997). Zotëron gjuhët Italisht, Bullgarisht, Maqedonisht.

Email: Milena.selimi(@)kultura.gov.al