Elira Kokona

Sekretar I Përgjithshëm

Elira Kokona

Znj. Elira Kokona është diplomuar në fushën e drejtësisë  pranë Universitetit të Tiranës Fakulteti i Drejtësisë dhe Universitetit “La Sapienza” Romë duke përfunduar studimet master për të drejtë ndërkombëtare. Anëtare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë në Shqipëri prej vitit 2004 dhe në atë italiane prej vitit 2005, znj. Kokona ka një karrierë të pasur si avokate e associuar në studio ligjore nw Tiranë dhe Romë. Prej vitesh ka punuar si eksperte ligjore dhe këshilltare programi në Gjykatën Evropian të të Drejtave të Njeriut në Strasburg dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut dhe Punëve Ligjore në Këshillin e Evropës në Strasburg. Lektore e të Drejtave të Njeriut dhe GJEND, në shkollën e magjistraturës, fakultete juridike si dhe programe studimi të së drejtave të njeriut, znj. Kokona ka publikuar një sërë artikuj në fushën e jurisprudencës. Para se të merrte postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Kulturës, Elira Kokona ka ushtruar detyrën si Drejtore Ekzekutive e Shkollës Kombëtare të Avokatisë në Shqipëri. Ajo zotëron shumë mirë anglishten, frengjishten, italishten dhe mjaftueshëm spanjishten. Aktualisht është doktorante në Universitetin e Tiranës Fakulteti i Drejtësisë.