Buletini mujor

 TË REJAT KRYESORE QERSHOR 2018

logo

Kultura si pasaportë

Kalendari kulturor Shqipëri- Kosovë 2018 Në 140-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit dhe në Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut u nënshkrua në ambientet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Protokolli i Bashkëpunimit për Kalendarin e Përbashkët Kulturor 2018. Ky akt hap rrugë të reja të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kalendari i përbashkët kulturor Shqipëri - Kosovë 2018 dakordëson aktivitete në fushën e trashëgimisë, ...

Bashkëpunim ndërkombëtar

UNESCO- Shqipëria, model i zhvillimit të trashëgimisë Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro zhvilloi një vizitë në Selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencë dhe Kulturën, UNESCO dhe u prit në takim nga Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay. “ UNESCO vlerëson modelin shqiptar të zhvillimit duke theksuar se ai duhet treguar për të gjithë rajonin”- u shpreh Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay. ...

Strategjia Kombëtare për Kulturën 2019 – 2025

Konsultim me grupet e interesit Ministria e Kulturës po punon për hartimin e dokumentit të 'Strategjisë Kombëtare për Kulturën 2019 - 2025', proces ky që ka kaluar në disa faza konsultimi me ekspertë shqiptarë dhe të huaj. Në fazën e dytë do të konsultohen grupet e interesit në sektorët e trashëgimisë kulturore, artit, librit, integrimit evropian, të drejtës së autorit si dhe të industrisë kreative si sektor me potencial të madh zhvillimi. ...

Viti Mbarëkombëtar i Skënderbeut 

30 milion lek për restaurimin e Memorialit Në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut” ka nisur puna për restaurimin e Memorialit të Skënderbeut, Kishës së Shën Nikollit (Vendvarrimi i Skënderbeut) dhe Muret e Qytetit Antik Lis, Zona Breglumore e Parkut Arkeologjik. Ky projekt me vlerë 30 milion lekë, financohet nga Ministria e Kulturës dhe realizohet brenda Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit....

Trashëgimia-Motor Zhvillimi

Restaurohen monumente kulturore Monumentet e kulturës vazhdojnë të jenë një prioritet i politikave të Ministrisë së Kulturës.Në këtë fazë do t‘i nënshtrohen restaurimit disa monumente të rëndësishme si : Ura antiko - mesjetare mbi lumin Vjosë, nën kalanë e Tepelenës, projekt i hartuar nga specialistët e Institutit të Monumenteve të Kulturës, që ka për qëllim restaurimin e bazamenteve të dëmtuara të urës si dhe mbrojtjen e tyre nga procesi eroziv.Është radha e Kishës së Shën Mërisë në Peshkëpinë e Sipërme të Dropullit...

Vlerësojmë pasuritë natyrore  

Shqipëria, Italia, Mali i Zi takohen në Tiranë për H.A.M.L.E.T Takohen në Tiranë për projektin H.A.M.L.E.T, (Highlighting Artisanal Manufacturing, cuLture and Eco Tourism), i cili ka bërë bashkë Shqipërinë, Italinë dhe Malin e Zi në një nismë të hartuar nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë dhe të financuar nga Programi IPA CBC INTERREG. Projekti H.A.M.L.E.T e vë theksin në njohjen dhe vlerësimin e pasurive të shumta natyrore, prodhimtarisë artizanale e kulturore të fshatrave dhe qytezave me tradita historike, duke synuar kthimin e tyre...