Buletini mujor

 TË REJAT KRYESORE PRILL 2018

logo

Buletini mujor > Diplomacia kulturore

Postuar më: 30 Prill 2018

Diplomacia kulturore

foto1

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore në “Balkan Trafik”

U hap në Milano ekspozita e 10 artistëve shqiptarë “Ex Gratia”, që realizohet në bashkëpunim me Art House, Shkodër dhe Giuseppe Iannaccone, kuruar nga Adrian Paci dhe Rischa Paterlini, me bashkëpunimin special të Prof. Zef Paci. Kjo ekspozitë realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. “Nuk e pata menduar kurrë më parë se një ditë do të ftoja në Itali 10 artistë shqiptarë të artit kontemporan për të prezantuar veprat e tyre, sot që mundem ti shoh të gjithë së bashku, jam i bindur se, kur artistët bashkohen dhe prekin emocionin njerëzor, atëhere ndodh mrekullia”- shprehet Giuseppe Iannaccone. Artistët pjesëmarrës në këtë ekspozitë janë Bora Baboçi, Alketa Ramaj, Jetmir Idrizi, Stefano Romano, Silva Agostini, Remijon Pronja, Alket Frashëri, Lek M Gjeloshi, Iva Lulashi, Fatlum Doçi. Art House është një vend ku përcillen ide në një shtëpi private që hapet për komunitetin e qytetit të vet dhe ku bashkësia e një qyteti të vogël hyn në dialog me kontributet intelektuale dhe kulturore të botës së madhe të artit, pa humbur intimitetin dhe natyrën e ngushtë të marrëdhënies.