Buletini mujor

 TË REJAT KRYESORE QERSHOR 2018

logo

Buletini mujor > Strategjia Kombëtare për Kulturën 2019 – 2025

Postuar më: 30 Qershor 2018

Strategjia Kombëtare për Kulturën 2019 – 2025

foto1

Konsultim me grupet e interesit

Ministria e Kulturës po punon për hartimin e dokumentit të 'Strategjisë Kombëtare për Kulturën 2019 - 2025', proces ky që ka kaluar në disa faza konsultimi me ekspertë shqiptarë dhe të huaj. Në fazën e dytë do të konsultohen grupet e interesit në sektorët e trashëgimisë kulturore, artit, librit, integrimit evropian, të drejtës së autorit si dhe të industrisë kreative si sektor me potencial të madh zhvillimi. Ministria e Kulturës gjatë muajit qershor organizoi disa prezantime të punës së sektorëve përkatëse të MK-së, ku u bashkëbisedua me grupet e interesit për të vjelë ide, sugjerime me qëllim të gjithëpërfshirjes në këtë dokument strategjik kombëtar për Kulturën, me ekspertë dhe grupe të interesit. Me rëndësi ishin diskutimet me përfaqësuesit e Industrisë Kreative të cilët paraqitën propozimet dhe idetë e tyre. Një vend të rëndësishëm në këtë process ka marrë edhe Skena e Pavarur Kulturore, e cila paraqiti dhe diskutoi lidhur me draft-idetë për hartimin e dokumentit të 'Strategjisë Kombëtare për Kulturën 2019 - 2025'.