Buletini mujor

 TË REJAT KRYESORE QERSHOR 2018

logo

Buletini mujor > Bashkëpunim ndërkombëtar

Postuar më: 30 Qershor 2018

Bashkëpunim ndërkombëtar

foto1

UNESCO- Shqipëria, model i zhvillimit të trashëgimisë

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro zhvilloi një vizitë në Selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencë dhe Kulturën, UNESCO dhe u prit në takim nga Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay. “ UNESCO vlerëson modelin shqiptar të zhvillimit duke theksuar se ai duhet treguar për të gjithë rajonin”- u shpreh Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay. Në takim u prezantua puna e kryer në sitet botërore të mbrojtura nga UNESCO në Shqipëri, Butrint, Berat dhe Gjirokastër, duke vënë theksin në angazhimin e qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Kulturës për të bërë bashkë ruajtjen, mbrojtjen dhe zhvillimin ekonomik. Në takim u prek edhe çështja e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, duke vënë theksin se ajo duhet parë si një temë e kulturës universale, e ndarë nga politika. Shqipëria garantoi përpjekjet e qeverisë shqiptare për të forcuar dhe zgjeruar bashkëpunimin rajonal dhe rolin emancipues të kulturës në këtë drejtim. “Ne mbështesim kontributin kulturor të Kosovës, krahas të gjitha vendeve të tjera, ,në UNESCO, si në një familje të madhe kulturore ku secili është pjesë e mozaikut të kësaj hapësire pa kufi”, tha ministrja Kumbaro.