Buletini mujor

 TË REJAT KRYESORE PRILL 2018

logo

Buletini mujor > Rrugët e Besimit" në Roskovec, Dhërmi dhe Vuno

Postuar më: 30 Prill 2018

Rrugët e Besimit" në Roskovec, Dhërmi dhe Vuno

foto1

7 milion euro për qendrat historike

Projekti "Rrugët e Besimit" po zgjerohet dhe Ministria e Kulturës ka gjithmonë në vëmendjen të saj kryesore bashkëpunimin me partnere të rëndësishëm ku një vend të veçantë zë bashkëpunimi me pushtetin vendor. Turizmi kulturor është një nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës. Me financim të Bashkisë së Roskovecit dhe bashkëpunimin me Institutin e Monumenteve të Kulturës është hartuar një projekt i përbashkët. Ndërhyrjet konsistojnë në restaurimin e çatisë, muraturës, fasadës së objektit; pikturës murale dhe sistemin e ambienteve përreth objektit. Në kuadër të këtij projekti kanë nisur punimet për rindërtimin e kishës në Dhërmi, ku në fokus mbeten edhe qendrat historike të fshatit Dhërmi dhe Vuno, të bashkisë së Himarës, të cilat do të jenë gati për sezonin turistik të këtij viti. Duke i referuar turizmit kulturor në jug të vendit bëhet fjalë për një investim rreth 7 milion euro, në qendrën historike të Dhërmiut dhe Vunoit dhe kishën e Shën Thanasit në Dhërmi.